Shpesh herë keni hasur por dhe shpesh herë jeni rrezikuar nga hajdutët kur keni vendosur kuletën në xhepin tuaj të pasëm.
Megjithatë sipas një studimi të fundit kuleta nuk e ka vendin aty edhe për disa arsye shëndetësore.
Sipas mjekëve, kuleta në xhepin e pasëm krijon një çrregullim të legenit dhe të ijeve.
”Kur uleni mbi kuletën tuaj krijon një asimetri dhe çrregullim që shtrembëron legenin dhe ijet”, ka thënë Dr. Arnie Angrist për Huffington Post.

Kjo mund të shkaktojë disa çrregullime në trup, përfshirë këtu dhimbje të përkohshme, agjitacion të nervit të pasëm që mund të shkaktojë parehati dhe mund të shkaktojë dhimbje edhe në këmbë.
”Madje edhe nëse drejtoni makinën për 30 minuta mund të shkaktojë dhimbje dhe parehati të madhe”, u shpreh Dr. Mathew Ullom.
Për këtë arsye preferohet që kuleta të vendoset në xhepin e përparmë./Klan Kosova/
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike