Solariumi shkatërron lëkurën edhe nëse nuk jeni shtatzënë, mirëpo nëse jeni, niveli i shtuar i hormoneve mund të shkaktojë pigmentimin e padëshiruar, si edhe reaksione alergjike.
Rrezatimi jashtëzakonisht i fuqishëm ultraviolet është më mirë të shmanget gjatë shtatzënisë, transmeton Telegrafi.
Shtatzënat duhet posaçërisht të kenë kujdes në zgjatjen e forcës së rrezeve ultraviolete në solarium, thuhet në raportin e Shoqatës së Gjinekologëve Gjermanë BFV.
Shtatzënave në lëkurë shpesh u shfaqet pigmentim i shtuar për shkak se në trup kanë nivel të ngritur të hormoneve.
Rrezet shtesë ultraviolete mund vetëm të shtojnë numrin e pikëzave.
Veç kësaj, lëkura e ndjeshme mund të reagojë ndaj diellit me alergji apo me irritim.
Mjekët thonë që shtatzënat edhe kur janë jashtë, patjetër duhet të qëndrojnë në hije në mënyrë që pigmentimi i errët, i cili grumbullohet gjatë shtatzënisë, të zhduket pas lindjes.
Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në ...
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vi...
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë