Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Norvegji, të cilët koshin iniciuar mbledhjen e donacionit, Besnik Ramdani dhe Hektor Qyqalla, këto pajisja ua kanë dorëzua drejtoreshës së Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës, Vlora Haxhimehmeti, drejtorit të QKMF-së, Sami Kurti dhe kryeshefit të QKMF-së, Vllaznim Hotit.
Me këtë rast drejtoresha Haxhimehmeti e ka vlerësuar të rëndësishëm bashkëpunimin me komunitetin shqiptarë në Norvegji e Suedi, ndërsa që për donacionin ka thënë se është shumë i mirëseardhur, pasi që pajisjet e dhuruara, ua lehtësojnë jetën të hendikepuarve dhe i përmirësojnë dukshëm shërbimet në sektorin shëndetësor.
“Ky donacion do ta ndihmojë shumë punën e institucioneve shëndetësore dhe ua lehtëson jetën personave me aftësi të kufizuara. Pajisjet e dhuruara për QKMF-në dhe për qendrat tjerat të mjekësisë familjare, do të ndikojnë drejtpërdrejt që të ketë shërbime më të mira për pacientët. Dua të shtoj se këto karroca si dhe disa pajisje tjera të rëndësishme, do t’i shpërndajmë edhe nëpër komuna tjera, ku personat me aftësi të kufizuara kanë nevojë për to”, tha drejtoresha Haxhimehmeti.
Përfaqësuesi i komunitetit shqiptarë në Norvegji, Besnik Ramadani u shpreh të jetë i lumtur që po i ndihmon bashkëkombësit e tij në nevoje dhe shëndetësinë e Mitrovicës.
Ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës për të realizuar kështu aktivitete të tjera edhe në të ardhmen, e sidomos në fusha të cilat janë me rëndësi për interesin e përgjithshëm, sidomos për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësorë për qytetarët e Mitrovicës.
Vlen të theksohet se ky kontingjent me ndihma nga ky komunitet përfshinë pajisje teknike për institucionet e sektorit shëndetësor si: tavolina të ndryshme për pacientët dhe për invalidët, karroca invalidësh, si dhe aparate të ndryshme të cilat hyjnë në funksion për pacientë dhe për personat me aftësi të kufizuara.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...