Studimet e reja kanë treguar se ka shpresë për personat që vuajnë nga aknet – një vaksinë mund të jetë e qasshme në të ardhmen.
Studiuesit nga Universiteti San Diego në Kalifornia, kanë zbuluar se është e mundur të luftohen toksinat që nxisin zhvillimin e baktereve në akne, me një antitrup specifik.
Ata gjithashtu kanë gjetur se përmes kësaj mund të zbuten edhe inflamacionet.
Aktualisht besohet se një vaksinë mund të bllokojë bakteret që shkaktojnë aknet, duke luftuar një toksinë që nxite inflamacionet, e cila njihet si Christie-Atkins-Munch-Peterson (CAMP).
Në studimin e realizuar tek minjtë dhe me qelizat e lëkurës të mbledhura nga njerëzit, është testuar efektiviteti i një varieteti antitrupash ndaj CAMP.
Rezultatet janë premtuese, ndërsa hapi i radhës për studiuesit është testimi klinik tek njerëzit.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...