Shkencëtarët për një kohë të gjatë kanë sugjeruar se stili i pashëndetshëm i jetesës ndikon shumë në shëndetin e trurit.
Ndërkaq këto ditë, hulumtimet e prezantuara kanë treguar se ata të cilët konsumojnë sasi të mëdha të sheqerit janë 33% më të rrezikuar nga sëmundjet e trurit, transmeton Telegrafi.
Në bazë të eksperimenteve përgjatë shtatë vjetëve, hulumtuesit kanë konstatuar se ata të cilët konsumojnë 30.3 gramë të shtuar sheqer çdo ditë kanë 33% rrezik më të lartë të vuajnë nga Alzheimeri dhe sëmundjet e ngjashme sesa ata që konsumojnë 5.8 gramë.
Përndryshe, gjenden 35 gramë sheqer në një kënaçe standarde 33ml Coca-Cola, apo rreth shtatë lugë gjelle të mbushura me sheqer.
Veç kësaj, sasitë e mëdha të sheqerit ndërlidhen edhe me një rrezik të shtuar të tipit 2 të diabetit.
Dr. Doug Brown, nga Shoqata e Alzheimerit, ka thënë se ky studim i mbështet edhe hulumtimet e mëhershme të cilat kanë sugjeruar se sheqeri i tepërt e rritë rrezikun e Alzheimerit, dhe të gjitha llojet e sheqerit – nga lëngjet e pemëve e deri te limonada – e kanë të njëjtin efekt.
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend