Qiqrat nuk janë bizele; ato janë fasule. Dhe më gjerësisht, ato janë bishtajore – një kategori bishtajoresh e njohur për përfitimet e shumta shëndetësore .
Një filxhan qiqra ka 14,5 gram proteina, rreth 20 për qind e sasisë së rekomanduar ditore për një të rritur. Proteina është blloku kryesor i ndërtimit të muskujve, indeve, antitrupave që luftojnë viruset dhe më shumë, shkruan New York Times.
Njerëzit që hanë më shumë ushqime me bazë bimore dhe më pak mish të kuq dhe të përpunuar, priren të kenë shkallë më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare, obezitetit, presionit të lartë të gjakut dhe kushteve të tjera kronike.
Fibrat e tyre ndihmojnë të mbahet në kontroll kolesteroli
Ndër përfitimet e shumta shëndetësore, fibrat mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit LDL – forma “e keqe” e kolesterolit që mund të grumbullohet në arterie, duke rritur rrezikun për sulm në zemër dhe goditje në tru.
Ato përmbajnë vitamina dhe minerale kryesore.
Qiqrat janë të pasura me hekur, një mineral që i nevojitet trupit për të transportuar oksigjen.
“Hekuri me bazë bimore absorbohet më pak nga trupi sesa hekuri nga mishi”, tha Emily Ho, profesoreshë e të ushqyerit në Kolegjin e Shëndetësisë dhe drejtoreshë e Institutit Linus Pauling në Universitetin Shtetëror të Oregonit.
Qiqrat janë gjithashtu të pasura me folate, një vitaminë B që është e rëndësishme për riprodhimin e qelizave. Të gjithë kanë nevojë për folat, por është veçanërisht e rëndësishme gjatë shtatzënisë, për të mbështetur rritjen e shpejtë të fetusit.
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...