Një studim i ri nga shkencëtarët suedezë ka rezultuar me rezultate shqetësuese dhe ka hedhur poshtë teoritë e mëparshme pozitive në lidhje me efektet e konsumimit të qumështit.
Qumështi që prej kohësh rekomandohet nga ekspertët, në mënyrë që të sigurohet sasia e nevojshme e marrjes së kalciumit dhe për ruajtjen e fortësisë së kockave, por edhe hulumtimet e deritanishme kanë treguar se qumështi mbron kundër sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru, si dhe mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit, transmeton “Zëri.info”.
Shkencëtarët suedezë për 20 vjet kanë monitoruar 61.000 gra dhe 45.000 burra, duke ardhur në përfundim se te personat që kanë pirë më shumë qumësht nuk ishte regjistruar një numër më i vogël i frakturave. Nga ana tjetër, gratë që pinin më shumë qumësht u vu re se tek ato ishte rritur rreziku ndaj frakturave.
Ata që kanë konsumuar më shumë se tre gota qumësht në ditë ose më shumë se shtatë decilitra kishin dy herë më shumë gjasa për vdekje të parakohshme në krahasim me ata që pinin më pak se një gotë qumësht, sipas një sondazhi, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “British Medical Journal”.
Kryesuesi i hulumtimit, Karl Michaelsson, nga Universiteti Uppsala në Suedi, thotë se rezultatet e hulumtimit mund të vënë në dyshim vlerën e rekomandimeve për konsum të sasive të mëdha të qumështit, për të parandaluar brishtësinë e kockave.
Nga ana tjetër, shkencëtarët kanë zbuluar se produktet e qumështit me yndyrë të ulët, të tilla si: djathi ose kosi kanë efekt pozitiv për të zvogëluar rrezikun e vdekjes së parakohshme dhe për të forcuar sistemin skeletor.
Ekspertët paralajmërojnë se rezultatet e hulumtimit suedez duhet të pranohen me rezervë, sepse qumështi në Suedi përmban vitaminë A, e cila mund të ketë ndikuar në këto rezultate.
Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse k...
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...