08:18 | 5 Mars 2015
Më poshtë do të mund të njiheni me disa fakte interesante rreth qepës dhe konsumimit të saj.
1. Qepa e freskët dhe e papërpunuar, e copëtuar ose grimcuar, ka efektin më të mirë në shëndetin e njeriut. Nëse nuk mund ta duroni erën e saj dhe duhet ta zieni, do të duhet të përdorni të paktën katër kokë e gjysmë qepë që ajo ta ketë të njëjtin efekt.
- Edhe pse qepa ndonjëherë quhet “trëndafili kundërmues”, në fakt mund ta shërojë trëndafilin nga sulmi i insekteve të gjetheve. Thjesht përzieni qepën e grirë me ujë dhe me lëngun e fituar spërkatni gjethet e trëndafilit.
- Erën e keqe pas konsumimit të qepës mund ta largoni nëse pini lëng limoni ose nëse i hani disa feta limoni.
- Era e qepës është më intensive pasi ta copëtojmë apo imtësojmë atë me thikë.
- Nëse e vendosim qepën në plagë, ajo shërohet më shpejtë. Gjatë Luftës së Parë Botërore, kjo metodë është përdorur me të madhe nga trupat britanike.
- Kur qepën e grimcuar dhe të papërpunuar e lyejmë butësisht në zonën e synuar, mund ta shpërthejë puçrrën. Sekreti është në kombinimin e fuqishëm të quajtur Allicin, i cili e bën qepën një nga antioksidantët më të mirë në mesin e artikujve ushqimorë.
- Qepa e mbirë humb disa nga përfitimet e saj shëndetësore, por ajo ende mund të përdoret.
- Pa marrë parasysh se sa çudibërëse që është, qepa nuk është për të gjithë. Atë duhet ta shmangin ata që përdorin hollues të gjakut për shkak se qepa ndihmon koagulimin e gjakut. Gjithashtu, qepa nuk duhet të konsumohet para operacionit.
- Një studim i kryer në Universitetin e Pensilvanisë ka dëshmuar se përbërësi i qepës i quajtur “disulfide diallyl”, mund t’i reduktojë qelizat e kancerit të zorrës së trashë.
- Një tjetër studim i kryer në Universitetin e Washingtonit tregoi se përbërësi i përmendur është njëqind herë më efektiv se antibiotikët tjerë në reduktimin e problemeve të tretjes, të shkaktuara nga bakteret.
- Cila është sasia ideale e qepës e cila do t’i bënte mirë shëndetit tuaj? Universiteti i Marylandit ka rekomanduar dozë të përditshme prej 2 deri 4 gramë të qepës së freskët të grimcuar; 600-1200 mg në ditë të ekstraktit të qepës; dy tableta nga 200 mg tri herë në ditë, nëse bëhet fjalë për qepën e ngrirë; 4 ml në ditë, nëse bëhet fjalë për ekstraktin e lëngshëm të qepës; 20 ml në ditë të tretësirës së qepës ose 0,03-0,12 ml tri herë në ditë në qoftë se përdorni vaj të qepës.