Ekziston mendim i rrënjosur që mishin e kuq nuk duhet ta hamë shumë shpesh, ndërsa mishi i peshkut duhet të jetë i përfshirë në menynë tonë çdo javë.
E po, cila është e vërteta?
Nutricionistja Jo Hollington ka zbuluar se si në të vërtetë duhet ta kategorizojmë mishin dhe sa duhet ta hamë, transmeton Telegrafi.
Jo Hollington ka vendosur të zgjidhë këtë dilemë, andaj në profilin e vet të Instagramit ka publikuar një kolazh fotografish nëpërmjet të cilave janë treguar tri lloje mishi – i bardhë, i kuq dhe mishi i peshkut.
Nën llojin i bardhë (mishi i bardhë) ka të bëjë me mishin e gjelit të detit, i kuq – me mishin e qengjit, të viçit, ndërsa peshkun e yndyrshëm e përbëjnë: harenga, toni, salmoni.
Hollington, në secilën fotografi, ka vizatuar madhësinë e porcionit, që është ideal për çdo person.
Prandaj, ajo ka sqaruar që është e dëshirueshme që të gjitha llojet e mishit të jenë të përfshira në ushqimin tuaj, por në këtë mënyrë – porcioni i mishit të kuq do të duhej t’i përgjigjej madhësisë së brendësisë së shuplakës suaj – duke mos i llogaritur gishtat.
Porcioni i mishit të peshkut është ideal në madhësinë e gjysmës së shuplakës dhe dy gishta.
Shikoni fotografitë dhe mësoni këtë rregull e cila do t’ju jetë e dobishme.
https://www.instagram.com/p/BariMpOHPct/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_ufi_test
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...
Ndërron jetë babai i Salih Mustafës
PZAP ndëshkon Listën Serbe me 30 mijë euro për shkelje gjatë...
Policia e Kosovës në bashkëpunim me OSCE-në certifikon 18 in...
Hamza prezanton programin ekonomik: Grante për bizneset, ene...
Fshatrat e Suharekës përballen me mungesë uji për shkak të r...