Për disa njerëz është më e zakonshme që pas zgjimit nga mëngjesi të vrapojnë drejt kuzhinës për të pirë kafenë e parë, por jo të fundit, të ditës.
Por, nëse bëni pjesë në grupin e njerëzve intolerantë ndaj kafeinës dhe gjendeni përballë dy zgjedhjeve (qumësht dhe lëng portokalli), e dini cila është më e mira për jU.
Lëngu i portokallit: Një gotë me lëng portokall të shtrydhur përmban 110 kalori. Ai është i pasur me vitaminë C, një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga dëmtimi i diellit dhe veprimi i radikaleve të lira. Por, sipas një studimi të Rochester Eastman Institute for Oral Health lëngu i portokallit
mund të dëmtojë rëndë smaltin e dhëmbëve duke reduktuar fortësinë e tyre me 84 % tek njerëzit që e pinin atë çdo ditë.
Qumështi: Një gotë me qumësht siguron 20% të nevojave ditore të proteinave dhe kalciumit që i nevojitet trupit. Por, kur nuk është i përpunuar acidet e tij yndyore mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, obezitetit dhe diabetit të tipit 2.
Qumësht apo lëng portokalli?! Përgjigjja e duhur është qumështi. Është më i lehtë për dhëmbët, ka kalcium e proteina që ndihmojnë në rindërtimin e dhëmbëve etj. Nëse qumështi është organik ai do të përmbajë shumë antioksidantë të dobishëm për trupin dhe vitaminë E.
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit
Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes
Keijsi përjashtohet me zarf të zi nga shtëpia e Big Brother ...
Shkëmbi 4 km rrëzohet në Sicili, mbi 1,000 persona evakuohen
Zarfi i parë i zi në shtëpi/ Bullizim dhe dhunë psikologjike...
Kapet në Prishtinë shtetasi i huaj, i kërkuari nga INTERPOL-...