Qendra Klinike Universitare është detyruar të bëjë zgjatjen dhe ndryshimin e kritereve të dosjes së tenderit për servisimin dhe mirëmbajtjen e autoklavave getinge.
Kështu rekomandoi OSHP-ja pas ankesës së operatorit teknik NTP “Medica” se autoriteti kontraktues QKUK-ja ka bërë shkelje, duke mos trajtuar të gjithë operatorët në mënyrë të barabartë, raporton KTV.
Mirëmbajtjen e këtyre pajisjeve për sterilizim më herët e kishte kryer vetë QKUK-ja. Drejtori ekzekutiv i QKUK-së ka thënë se do të respektohet vendimi i OSHP-së, derisa nga zyra e prokurimit bëjnë me dije se tenderi do të shpallet brenda kësaj jave me ndryshimet e kërkuara.
Mirëmbajtja e këtyre pajisjeve më herët QKUK-së i kishte kushtuar rreth 50 mijë euro, por vlera e tenderit tani kap shifrën prej 120 mijë eurosh, transmeton Koha.net.
Burime të KTV-së brenda QKUK-së bëjnë me dije se vetëm vitin e kaluar janë blerë shumë pajisje të tilla, të cilat tani po qëndrojnë të mbyllura në depo, pasi për të njëjtat është shpallur ky tender.
Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm, nga erdhi kjo r...
Skijimi jashtë pistave në Brezovicë shkakton ortek bore, lën...
Tentim-vrasja te “Kodra e Trimave”, një i mitur me lëndime t...
IKD liston vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëv...
E dërguara amerikane arrin në Venezuelë për të rihapur misio...
Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion V...