Sigurisht që keni dëgjuar për rëndësinë e vitaminës D.
Në mënyrë të veçantë kjo vitaminë luan rol të rëndësishëm për njerëzit që vuajnë nga gjëndrat tiroide.
Autori i shumë librave dhe mjeku i specializuar për gjëndrat tiroide Richard Shames, ka theksuar se ndryshueshmëria e funksionimit të tiroidës varet nga prezenca e vitaminës D në trup, duke e bërë atë jo vetëm të dobishme, por edhe thelbësore, transmeton portali arbresh.info
Ai ka shtuar se trajtimi i tiroideve nuk është optimal dhe mund të mos funksionojë nëse pacienti ka mungesë të vitaminës D. Vitamina D duhet të jetë e pranishme në nivele të mjaftueshme në qelizë, në mënyrë që hormoni tiroide të ndikojë në të vërtetë në atë qelizë. Kjo është arsyeja pse vitamina D është kaq e rëndësishme.
Shames ka shtuar se vitamina D mund të merret përmes ushqimit dhe në masë të madhe përmes diellit. Ai ka shtuar se një pjesë e madhe e njerëzve në botë kanë mungesë të vitaminës D për shkak të mungesesës së ekspozimit në diell.
Për pacientet e tij që kanë mungesë të eskpozimit në diell dhe kanë mungesë të vitamins D, ai rekomandon që të marrin vitaminë D3 paktën 2.000 IU në ditë për mirëmbajtje./arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...