Sezoni i bikinive u bë kohë që ka hyrë ndjeshëm dhe problemi i ditëve tona tani është depilimi në zonat intime.
Pavarësisht se një pjesë e mirë e grave zgjedhin të qëndrojnë natyrale, shumica zgjedhin ‘të shpëtojnë’ nga qimet pubike.
Mënyrat dhe teknikat janë nga më të ndryshmet, por pasojat janë të paevitueshme. Por pse nuk është mirë të depilohemi në zonat intime?
Gjinekologët tregojnë se qimet në zonën intime janë më shumë të domosdoshme për higjienën femërore dhe e mira është të mos hiqen plotësisht.
Qimet pubike janë një barrierë natyrale që e mban atë zonë të pastër, e mbron nga viruset dhe bakteret dhe mbron lëkurën delikate të vulvës.
Përveç kësaj duket se qimet në zonën intime minimizojnë gjithashtu shanset për infeksione.
Depilimi i tyre përmes dyllit apo duke përdorur briskun irriton zonën dhe traumatizon gjithë sipërfaqen delikate, për të mos përmendur pasojat e vogla si skuqje, qimet e brendshme apo incidente të tjera.
Burimi: The Independent
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...
Sot varroset punëtori që humbi jetën tragjikisht në vendin e...
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën/ Plagosen 11 persona, godit...