Çdo vit qindra e mijëra fëmijë të tjerë në botë, mund të lindin jashtë spitalit, thuhet në raportin e shëndetësisë duke iu referuar Anglisë dhe Uellsit.
Por në bazë të kësaj rezulton se lindjet në shtëpi apo në qendrat e drejtuara nga mamitë, janë më të mira për nënat dhe shpesh edhe më të sigurta për foshnjat, njofton Klan Kosova.
Kështu thanë nga Insituti Kombëtar për Shëndetin dhe Përkujdesje (NICE) teksa shtuan se është e rëndësishme që gratë të kenë të gjitha mundësitë për të përballuar një lindje.
Rreth 700,000 foshnja lindin çdo vit në Angli dhe Uells, nëntë nga 10 në njësitë obstetrike të drejtuara nga doktori në spital.
Megjithatë, udhëzimet e reja thonë se 45% e grave janë në rrezik jashtëzakonisht të ulët të ndërlikimeve dhe mund të jenë më mirë të lindin diku tjetër.
NICE u tha se grave duhet t’u ofrohet zgjedhja e një lindje në shtëpi, një njësi obstetrike në spital, një njësi mami afër një spitali ose një njësie të mamive në komunitet.
Në të gjitha rrethanat duhet të ketë një mami për grua në punë
Krasniqi për ligjin për pagat: Kurti iu dha edhe një goditje...
Konfirmon Qeveria, koeficienti nuk përfshinë shtesat e tjera
SHBA-ja sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve
Irkenc Hyka lanson këngën e re “Pikë të dobët”
Petkoviq: Kurti, kërcënimi më i madh për rajonin – nëse s’e ...
Porti i ri i Porto Romanos, Rama takim me kompani ndërkombët...