Njëri nga shkaqet që shumica e duhanxhinjve nuk i harrojnë ato shprehi të pashëndetshme është frika nga shëndoshja (shtimi në peshë).
Në të vërtetë, afro 80 për qind e duhanxhinjve të cilët vendosin ta lënë duhanin shëndoshen mesatarisht për 7 kilogramë.
Shkencëtarët zviceranë konstatojnë që shkaku i shëndoshjes nuk janë kaloritë, shkruan “Deutsche Welle”. Ata konstatojnë që shkaku i ndryshimeve është flora e zorrëve.
Shkencëtarët e Spitalit universitar të Cyrihut nëntë javë kanë analizuar kampionët e jashtëqitjes së personave që kanë pirë duhan dhe të atyre që nuk kanë pirë duhan dhe kanë konstatuar: derisa te duhanpirësit dhe te joduhanpirësit asgjë nuk ka ndryshuar, në florën e zorrëve të personave të cilët e kanë lënë duhanin kanë ndodhur ndryshime dramatike.
Kanë filluar të shtohen llojet e baktereve të cilat dominojnë edhe në zorrët e personave të tjerë. Ato baktere u takojnë familjeve të cilat profesionalisht quhen proteobacteria dhe baceteroidetes.
Personat të cilët e kanë lënë duhanin menjëherë kanë filluar të shëndoshen, edhe pse nuk kanë futur në organizëm më shumë kalori nëpërmjet ushqimit dhe pijeve sesa kur kanë pirë duhan.
Baktere të caktuara në florën e zorrëve janë në gjendje posaçërisht në mënyrë efektive të përpunojnë energjinë nga ushqimi dhe ta depozitojnë në qelizat e yndyrës.
Për shkak të këtyre efekteve njerëzit shëndoshen.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A