Të gjitha lëngjet e freskëta të frutave janë jashtëzakonisht të pasura me materie bimore aq të nevojshme për organizmin, të ashtuquajtura tonutriente, të cilat na mbrojnë nga shumë sëmundje.
Në këtë kuptim më i miri është lëngu i portokallit, i cili përmban rreth gjashtëdhjetë antioksidante natyrale, ndër të cilat më së shumti avonoide, qe janë përgjegjëse për shëndetin e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe të imunitetit, transmeton Klan Kosova.
Një gotë lëng portokalli jep 110 kalori dhe i përmbush nevojat mesatare ditore për vitaminën C.
Është burim i mirë i kaliumit, folacinit dhe tiaminit (B1), ndërsa përmban edhe B6, niacin dhe magnez.
Lëngu natyral i portokallit, është dëshmuar shkencërisht për ngritjen e nivelit të HDL-se, kolesterolit të mirë.
Ai gjithashtu ndihmon në rregullimin e tretjes, parandalon të ashtuquajturën hipoglikemi të mëngjesit, respektivisht rënien e sheqerit në gjak, ndryshimet në disponim, dhimbjen, ankthin dhe depresionin.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir