Rrushi është i pasur me antioksidantë që mbron qelizat e shëndetshme.
Studimet e fundit, tregojnë se përfshirja e tij në dietën tuaj ushqimore mbron retinën e syrit.
Studimi i ri, i publikuar nga prestigjozja “Daily Mail”, tregon se rrushi mbron sytë dhe redukton rrezikun nga një verbëri e mundshme në moshë madhore.
Në këtë studim bëhet me dije se kjo frutë ka aftësinë të mbrojë kundër një procesi kimik i njohur me termin “stres oksidativ” i cili lëshon molekula të dëmshme në retinë.
Profesori Abigail Hackam nga Universiteti i Majamit tha se studimi provoi se rrushi mbron funksionet e retinës duke shkatërruar molekulat e dëmshme. Rrushi është listuar si një nga frutat më të rëndësishme sepse edhe studimet e mëparshme kanë dëshmuar se ai ndihmon edhe në rënien në peshë./rtk/
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...