A e dinit se fjetja në një jastëk të një cilësie jo të mirë mund të shkaktojë dhimbje koke, gjumë të parehatshëm, pamundësi në përqëndrim dhe padurim?
Pavarësisht nga cilësia e produkteve me të cilin është punuar, jastëkët fillojnë ti humbin karakteristikat e tyre për rreth 3 vjet. Pikërisht kjo është koha kur ata mund ta venë në rrezik mirëqënien tuaj.
Si shkakton probleme një jastëk i vjetër:
Mbushja e jastëkut tashmë të vjetëruar nuk ofron më mbështetjen e nevojshme për qafën dhe muskujt e saj, prandaj ju mund të zgjoheni të lodhur dhe me dhimbje qafe në mëngjes. Një mbushje e vjetëruar mund të mbajë shumë bakterie, që shkaktojë alergji dhe probleme me frymëmarrjen, duke kriijuar një ambjent të pashëndetshëm për të fjetur.
Mesatarisht, ne e përdorim jastëkun 8 orë në ditë dhe ai mbushet me lekurë të vdekur dhe djersë, duke nxjerrë 200-300 mililitra për natë. Kjo është arsyeja pse ekspertët rekomandojnë ndërrimin e jastëkut çdo 3 vjet.
Prej leshi, pambuku, mëndafshi apo bambuje? Tek zgjedhja e një jastëku – një produkt që do të jetë në kontakt me lekurën tonë çdo ditë – ne preferojmë materiale natyrale. Zakonisht ne zgjedhim material leshi ose pambuku, por edhe kashmiri e mëndafshi qetëson lekurën dhe na bën të ndjehemi rehat.
Materialet natyrale kanë efekte të dobishme në mirëqënien tone, shkruan In tv.
Edhe pse fibrat e bambusë sapo kanë filluar të bëhen pjesë e jetës sone, kanë arritur më së miri materialet e lartpërmendura në shumë anë.
Nëse këto fibra janë mjaft të mirë në aspektin e butësisë, bambuja është padyshim më e mira për thithjen e ujit.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit