Imagjinoni sikurse nuk do të pini ujë, çaj ose ndonjë lloj lëngu tjetër përgjatë tetë orëve të ardhshme.
Epo, pikërisht këtë e bëni kur flini. Gjatë kohës kur jeni në gjumë, trupi ngadalë dehidratohet sepse i nevojiten lëngje për të operuar, transmeton Telegrafi.
Normalisht ju nuk pini ujë gjatë gjumit sepse, normalisht, jeni duke fjetur.
Por a është e shëndetshme pirja e ujit në momentin që zgjoheni nga gjumi? Shkencëtarët thonë se po!
Në fakt, ata përmendin pesë arsye të forta se përse duhet të pini ujë në momentin që zgjoheni nga gjumi.
E shpejton metabolizmin. Konsumimi i një gote të madhe dhe të freskët me ujë në momentin që zgjoheni, është dëshmuar edhe shkencërisht se e shpejton metabolizmin për 24% brenda 90 minutave.
Jeni të dehidratuar kur zgjoheni nga gjumi. Sapo keni kaluar 7-8 orë në gjumë pa konsumuar ujë. Edhe nëse trupi nuk ju thotë se jeni të etur, normalisht se trupi është i etur.
Uji ndihmon në largimin e toksinave. Veshkat bëjnë punë të mahnitshme për pastrimin dhe largimin e toksinave nga trupi përderisa konsumoni sasi adekuate të lëngjeve. Pra, konsumimi i ujit në momentin që zgjoheni do ta ndihmojë trupin t’i largojë toksinat qysh në mëngjes.
Indi i trurit është 75% ujë. Kur nuk jeni mirë të hidratuar, truri operon me më pak energji, prandaj edhe ndiheni të lodhur dhe keni luhatje në disponim.
Do të hani më pak. Një studim tregon se personat që pijnë një gotë ujë para çdo shujte humbin rreth 3 kilogramë brenda një periudhe tre-muajshe. Kjo sepse uji e mbush stomakun me një substancë e cila ka zero kalori, dhe njerëzit ndihen të ngopur. /Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit