Të gjithë i dimë dëmet shëndetësore që na shkakton duhani, mirpo listës së gjatë i është shtuar edhe një sëmundje.
Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët japonezë, 70 përqind e njerëzve që pijnë duhan ka gjasa të humbasin dëgimin, transmeton portali arbresh.info
“Sa më gjatë që pini duhan, aq më të mëdha janë gjasat e shurdhimit”, thonë studiuesit nga Qendra Kombëtare e Mjekësisë dhe Shëndeti Global në Japoni.
Ata kanë theksuar se edhe nëse është e pamundur që të hiqni dorë nga ky ves, atëherë personat të cilët pijnë duhan duhet të marrin në konsideratë të zvogëlojnë atë.
Pavarësisht rezultateve të eksperimentit, që analizuan marrëdhëniet midis pirjes së duhanit me frekuenca të ndryshme të zërit, hulumtuesit nuk e kanë zbuluar ende marrëdhënien midis kësaj sëmundje dhe duhanit.
Sipas tyre, supozohet se shkaqet e mundshme ndodhin përshkak të toksinave në cigare që mund të dëmtojë brendësinë e veshit, ose të reduktojë oksigjenin në gjak për shkak të nikotinës dhe dioskid karbonit, gjë e cila mund të shkaktojë humbje të dëgjimit./arbresh.info/
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit