Çaji ka qenë një pije e rëndësishme për mijëra vjet dhe ka qenë pjesë e kulturës në vende të ndryshme të botë botës duke u përdorur si pije kryesore e ceremonive të shumta.
Por çaji nuk vlerësohet vetëm për shijen e saj të mirë. Çaji gjithashtu ofron përfitime të shumta shëndetësore.
Këto janë disa nga vetitë shëndetësore që ka:
Rënien në peshë
Studime të shumta lidhin konsumimin e çajit jeshil me rënien në peshë dhe në pakësimin e dhjamit në zonën e barkut.
Ulë tensionin e gjakut
Konsumimi tre herë në ditë i çajit të zi mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut.
Ndihmon veprimtarinë në moshat e vjetra
Pirja e çajit jeshil mund t’ju ndihmojë për një veprimtari më të mirë në moshë të madhe dmth mund të mos keni nevojë për ndihmë aktivitetet e përditshme si veshja apo larja.
Lufton kancerin e prostatës
Në një studim të Universitetit të Missourit, çaji jeshil shërbente si mekanizëm që transportonte nano-pjesëzat që shkatërrojnë qelizat kancerogjene në prostatë.
Mund të tkurrë tumorët
Një studim ka zbuluar se një përbërës në çajin jeshil, kur aplikohet në tumor, e tkurrë atë.
Pakëson mundësitë për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës
Për shkak të antioskidantëve që gjenden në çaj, pirja e tre apo më shumë gotave në ditë mund të ndikojë në një ulje të mundësisë për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.
Ramiz Lladrovci voton me familjen: Besoj fort se këto zgjedh...
Glauk Konjufca ushtron të drejtën e votës
Mbi 160 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00
Votimi i organizuar në veri, Elshani: Jemi në kontakt me KQZ...
Kryesuesi i KQZ-së takohet me ambasadorin britanik, e falënd...
Abdixhiku pas votimit: Duhet të largohemi nga kjo zymësi e p...