Kanella ngroh trupin dhe ul nivelin e sheqerit në gjak.
Gjithashtu ndihmon në humbjen e peshës trupore. Tani po ju propozojmë pesë top pije me kanellë të cilat shpejtojnë metabolizmin…
Pija me mjaltë
Qitni gjysmë luge të vogël kanellë në një filxhan me ujë të vluar, mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë gjysmë ore. Shtoni një lugë të vogël mjaltë dhe përzieni. Pini këtë pije 2 herë në ditë – në mëngjes në lukth të zbrazët dhe natën para se të shkoni në gjumë, transmeton Telegrafi.
Kefir me xhenxhefil
Merrni një gotë jogurt të payndyrshëm dhe shtoni gjysmë luge të vogël kanellë. Shtoni në jogurt spec të bluar të kuq sa mund të merrni me një gisht dhe pak xhenxhefil të grirë në rende. Të gjithë përbërësit përzieni. Kjo pije mund të zëvendësojë drekën apo darkën.
Çaj me kanellë dhe xhenxhefil
Për përgatitjen e çajit me kanellë preferohet çaji i zi i zakonshëm. Përgatitni çajin e zi dhe shtoni gjysmë luge të vogël kanellë, 30 g xhenxhefil të grirë dhe vanilje sipas shijes.
Shejk qumështi
Miksoni në blender 5 – 6 bathëza me një lugë të vogël kanellë dhe 200 gramë qumësht. Qitni në shejk qumështi, arra apo bademe.
Kafe me qumësht dhe kanellë
Përzieni 100 ml qumësht me një lugë të vogël kafe dhe një lugë të vogël kakao dhe shtoni 1 lugë të vogël kanellë. Nëse dëshironi, shtoni pak mjaltë.
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...