Nisur nga fakti që pllaka dhëmbore formohet për rreth 24 orë është shumë e domosdoshme që dhëmbët të pastrohen të paktën një herë në ditë, për të evituar rrezikun e prishjes së tyre.
Larja e dhëmbëve duhet të bëhet 30 minuta pas konsumimit të çdo ushqimi apo pije të sheqerosur. Duhet bërë sidomos në mbrëmje furçimi i tyre me shumë kujdes në faqet e jashtme të dhëmbëve, ashtu edhe faqet e brendshme deri në kufi të mishit të dhëmbëve, shkruan Class.
Rëndësi të veçantë ka pas furçimit të dhëmbëve pastrimi i hapësirave ndërdhëmbore me fije dentare, si dhe shpëlarja e gojës me antiseptik që përmban fluor.
Cilësia e higjienës së gojës është më e rëndësishme se sa frekuenca e larjeve të tyre. Prandaj, mjekët stomatologë këshillojnë që të lani dhëmbët me kujdes, të përdorni furça të buta pasi furçimi i shpejtë dhe i çrregullt mund të ndikojë në dëmtimin e dhëmbëve dhe të higjienës së gojës.
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania