Sado e pabesueshme që duket, kjo recetë është e dizajnuar për humbje të shpejt dhe natyrale të peshës, si dhe është shumë e lehtë për t’u përgatitur.
Kjo merr kohë vetëm pak minuta për t’u përgatitur dhe duhet të vendoset në frigorifer e pastaj të konsumohet kur është nevoja, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
▪ një lugë gjelle mjaltë,
▪ dy lugë gjelle kanellë,
▪ një litër ujë.

Udhëzim:
Fillimisht e merrni një pjatë të vogël dhe i përzieni përbërësit, pastaj produktin e vendosni për t’u zier.
Pas zierjes, produktin e fituar e ndani në mënyrë të barabartë dhe e vendosni në dy tasa.
Kur e konsumoni produktin në mbrëmje, pjesën e mbetur e vendosni në frigorifer për mëngjesin e ardhshëm. Atë gjysmë e konsumoni në stomak të zbrazët.
Thuhet se kjo pije, veç tjerash, e pastron trupin dhe e mbështetë humbjen e peshës pa qenë nevoja të bëni ndryshime tjera në dietën tuaj.
Rezultatet e këtyre varen më së shumti nga lloji i kanellës që e konsumoni, pasi që ka shumë lloje të ndryshme. P.sh., ka kanellë indoneziane, kanellë ceylon dhe kanellë cassia. Këtë të fundit preferohet ta shmangni.
Ndërsa për t’i shijuar efektet dhe vlerat ushqyese të mjaltit, rekomandohet ta konsumoni pasi të vlon uji. /Telegrafi/
Mbrojtja e Rexhep Selimit përfundon fjalën përfundimtare: Se...
Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua...
Komisioni për Administratë e Media pa amendamente në buxhet,...
Haxhiu sot takon kryetarët e komisioneve parlamentare
Mishetiq kërkon që Thaçi të shpallet i pafajshëm për të gjit...
Mbrojtja: Provat ndaj Veselit, një grumbull mbeturinash