Ndoshta nuk e dinit më herët, por proteinat e gjendura në fasule mund të ndihmojnë në parandalimin e humbjes së kujtesës.
Një studim i bërë nga Universiteti Kyushu në Japoni, ka treguar se kur proteina e fasuleve zbërthehet, ajo bëhet dipeptidiI molekulave të trurit dhe kështu mund të ndikojë në kujtesë. Në studimin e botuar në revistën shkencore “Science of Food”, një grup minjsh u injektuan me molekula, që stimulojnë sëmundjen e Alzheimerit, ndërsa disa prej tyre ishin ushqyer edhe me proteina të fasuleve. Si rezultat, minjtë që morën proteinat e fasuleve, nuk u prekën nga sëmundja e Alzheimerit siç ishin prekur ata që nuk kanë marrë proteina të tilla.
Toshiro Matsui, autor i studimit dhe profesor i Fakultetit të Bujqësisë u shpreh se studime të tilla ndihmojnë në zhvillimin e ushqimeve funksionale që mund të ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve duke përfshirë këtu edhe ato të trurit./abcnews.al

BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...