Pema “Emblica officinalis” është një nga bimët më të njohura të mjekësisë popullore. Fryti i verdhë në të gjelbër në Indi përdoret tash e 5.000 vjet, si një nga ilaçet më të forta për forcimin e imunitetit dhe përtëritjen e organizmit.
PËRMBAN 20 HERË MË SHUMË VITAMINË C SE SA PORTOKAJTË
Hulumtimet shkencore kanë zbuluar se kjo pemë është një nga burimet më të mira për antioksidues. Në 100 gr ka midis 470 dhe 680 mg vitamina C të pastër. Lëngu i saj përmban 20 herë më shumë vitaminë C se sa ai i portokallit. Vitamina C mbron prej radikalëve të lirë, i rëndësishëm është për eshtrat, sistemin imun, enët e gjakut.
MBRON NGA KANCERI
Studimi japonez ka zbuluar se ekstraktet e bimës shkatërrojnë dhe pengojnë rritjen e qelizave kancerogjene në organizëm. Sipas studimit, përmban përbërës të shumtë që e forcojnë sistemin imun dhe parandalojnë dhe e shërojnë kancerin. Studimet po ashtu kanë vërtetuar se kombinimi i pemës me përzierjen e ilaçeve të tjera popullore pakëson rritjen e tumoreve në pankreas.
PËRTËRIN ORGANIZMIN
Kjo bimë është edhe preparat për përtëritjen e organizmit. Pos se mbron organet nga ndikimi i radikalëve të lirë, ndikon mirë edhe në përtëritjen e indeve. Gjendet në shumë prodhime të bukurisë, ndërsa që parandalon edhe humbjen e flokut. Ushqen rrënjën e flokut, forcon eshtrat dhe dhëmbët./arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...