Pastrimi i dhëmbëve është e domosdoshme për mbrojtjen e tyre, por sipas shkencëtareve, ajo ka rëndësi të madhe edhe për parandalimin e sëmundjes së demencës.
“Bakteret “gingivitis“ që gjenden në hapësirën e gojës dhe të fytit mund të depërtojnë deri në tru”, thonë studiuesit, e aty shkatërrojnë qelizat nervore dhe mund të shkaktojnë edhe Alzheimer.
Kërkimi i Piotr Mydel nga Universiteti Bergen në Norvegji, i publikuar në gazetën shkencore Science Advance, tregon se ka një lidhje mes infeksioneve në mishin e dhëmbëve dhe Alzheimerit.
“Sa më keq apo më shpesh të harrohet larja e dhëmbëve, aq më i madh është rreziku që më të vonë të harrosh vërtet shumë”, thotë Mydel.
“Pllakëzat që krijohen në dhëmbë nga mospastrimi i rregullt përmbajnë baktere që mund të depërtojnë në tru, baktere që mund të depërtojnë në tru, ku prodhojnë një proteinë, e cila dëmton nervat”, shpjegon ai.
Bakteret gingivitis nuk janë të vetmet faktorë për Alzheimer, sipas studimit, por ato rrisin rrezikun e sëmundjeve neurodegjenerative.
Schlotterbeck do të vendosë mes Realit dhe Dortmundit
Mbahet sot mbledhja e parë e Qeverisë Kurti 3
Çfarë sjell mandati i ri? Premtimet kryesore të Albin Kurtit
Sot seanca gjyqësore për vrasjen e policit, Muhamed Lika
Tragjedia në Kanada, policia identifikon autoren e masakrës ...
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s mblidhen në Bruksel, fokus t...