Konsumi i moderuar i kafesë, përkatësisht dy deri në tri sosh në ditë, mund të zgjidhë problemet e sëmundjeve të zemrës dhe të shtypjes së gjakut, pohonin studimet e mëparshme.
Megjithatë, një studim i ri po pohon se konsumimi i moderuar i kafesë në baza ditore mund të shtojë jetëgjatësinë e një individi, transmeton lajmi.net.
Instituti Kombëtar i Kancerit, Institutet Kombëtare të Shëndetit dhe Shkolla e Mjekësisë Feinberg në Universitetin Northwestern kohët e fundit analizuan të dhënat e pirjes së kafesë nga Biobanka britaneze, në një studim afatgjatë prej gjysmë milioni banorësh të moshës 38-74 vjeç.
Rezultatet, të botuara në JAMA Internal Medicine dhe të përmbledhura në revistën Popular Science, ishin befasuese.
Jo vetëm se personat që e konsumojnë shumë kafe jetojnë gjatë, por edhe më shumë gjasa se njerëzit që pinë mesatarisht ose pak.
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...