Panxhari është i pasur me vlera shëndetësore dhe vlerësuar si perim mjaft i dobishëm.
Ky perim është i mbushur me antioksidante, vitaminë C, kalium dhe hekur, shkruan arbresh.info.
Sipas disa hulumtimeve të fundit panxhari ka venti anti-kancerogjene. Ka veti në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit. Gjithashtu, panxhari njihet edhe për trajtimin e anemisë dhe lodhjes.
Panxharin mund ta konsumoni të papërpunuar, të ndarë në feta të holla, nëpër sallata dhe në e sanduiçe. Mund ta konsumoni si lëng të përzier me selino, karrota, xhenxhefill, spinaq, kungull, etj.
Një gje tjetër e shijshme që mund të përdoret nga panxhari është supa.
Për pastrimin e mëlçisë përdorni këtë tonik dhe nuk do të zhgënjeheni.
Përbërësit
1 mollë e ndarë në copa të vogëla
1 panxhar i ndarë në copa të vogëla
1 lugë gjelle xhenxhefil të freskët
3 karrota të ndara në copa të vogëla
Përgatitja:
Vendosni të gjithë përbërësit në mikser dhe përzijeni. Pasi ta keni fituar lëngun nga përzierja e përbërsve e vendosni lëngun në gotën tuaj të preferuar. Lëngun e fituar është mirë ta pini kur është i freskët. Ju bëftë mirë!/Arbresh.info
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...
`Diella` fiton çmimin e parë për përdorimin e inteligjencës ...
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut
Spanja do të ndalojë hyrjen e personave nën 16 vjeç në rrjet...