Çrregullimet e gjëndrave paratiroide shpesh zbulohen vonë, por osteoporoza mund të jetë treguesi i parë
Gjëndrat paratiroide prodhojnë hormonin paratiroid (PTH), i cili ka disa funksione kyçe, ndër më të rëndësishmit është lirimi i kalciumit nga kockat. Në trupin e njeriut zakonisht ndodhen katër gjëndra paratiroide, të vendosura pas gjëndrës tiroide. Edhe pse shumë të vogla, vetëm 3 deri në 5 mm, roli i tyre në rregullimin e metabolizmit të kalciumit është thelbësor.
Gjëndrat paratiroide prodhojnë hormonin paratiroid (PTH), i cili:
liron kalciumin nga kockat,
rrit reabsorbimin e tij në veshka,
ndikon në vitaminën D për të përmirësuar përthithjen e kalciumit në zorrë,
rrit nxjerrjen e fosfatit përmes veshkave.
Në këtë mënyrë, PTH ruan ekuilibrin e kalciumit dhe fosfatit në organizëm.
Pse është e vështirë të zbulohen çrregullimet e gjëndrave paratiroide?
Gjëndrat paratiroide nuk mund të preken me dorë, dhe çrregullimet në funksionimin e tyre shpesh nuk japin simptoma të qarta, përveç rasteve kur niveli i kalciumit në gjak është dukshëm i çrregulluar.
Për vendosjen e diagnozës, zakonisht nevojiten analiza laboratorike, ekografi dhe scintigrafi për vizualizimin e tyre
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë
Dardanët me apel e këshillë për tifozët në Sllovaki, drejt s...
Aksion i madh i antidrogës në Prishtinë/ Arrestohen pesë per...