Google ADS

Oferta për bypass në Spitalin Medicine rezultoi e suksesshme

08:36 | 4 Mars 2015
Arbresh.info

Sukses marramendës u arrit me ofertën falas për kontroll të zemrës në Spitalin Medicine. Spitali arriti që brenda javës të trajtojë mbi 800 pacientë në nevojë. Kjo nuk ishte oferta e fundit, Spitali vazhdoi edhe me oferta tjera të ngjashme.

Duke parë interesimin në rritje të vizitorëve për kontrolla, intervenime dhe operime në zemër, Spitali Medicine, i pari dhe i vetmi në Kosovë me shërbime kirurgjike të zemrës 24 orë në ditë, në fund të muajit dhjetor lansoi ofertën e rradhës për bypass koronar me çmim promocional për më shumë se dy muaj me rradhë.

Duke parë kushtet jo të volitshme financiare të një grupi të pacientëve, me qëllim të qenit sa më gjithëpërfshirës, falë vullnetit të të gjithë të punësuarve në Spitalin Medicine për të kontribuar në jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës, Spitali bëri oferta më lehtë të përballueshme për të gjithë.

“Jemi të vetëdijshëm për kushtet financiare të vizitorëve në Spitalin Medicine dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kontrolleve të rregullta të pacientëve. Kontrollat e rregullta ndikojnë në parandalimin e përkeqësimit të gjendjes së pacientëve si dhe ndikojnë që operimet të jenë më të suksesshme”, deklaron Op. Dr. Mehmet Nuri Karabulut nga Spitali Medicine.
Brenda ofertës shumë pacientë u kontrolluan deri sa 21 persona u operuan me shumë sukses në zemër të hapur.
“Jam shumë mirënjohës për lehtësimin që na e ofroi ky spital duke i marrë parasysh kushtet e vështira financiare. Operimi im pati sukses dhe sipas kontrollave që kam bërë shërimi po vazhdon me hapa të rregullt. Ndihem i sigurt në përkrahjen e mjekut që më operoi.” – theksoi njëri prej pacientëve të operuar me këtë ofertë.
Spitali Medicine do të vazhdoj edhe në të ardhmen të kujdeset për ofrimin e mundësive të tilla solidarizuese me bashkë-qytetarët Kosovar.
“Jemi shumë të kënaqur që patëm mundësinë të bëjmë një përkrahje të tillë për njerëzit në nevojë dhe ndihemi të obliguar të përkrahim qytetarët sa herë që kjo të jetë e mundur.”, shtoi në fund Drejtori i Spitalit Medicine

Shpërndaje në rrjete sociale