Nuk është e vetmja sëmundje për të cilën nuk ka statistika të sakta në nivel vendi, edhe pse sëmundja e diabetit në botë po shënon çdo vit rritje, raporton KTV.
Përveç edukimit të popullatës lidhur me këtë sëmundje, zyrtarë të institucioneve shëndetësore kritikuan Ministrinë e Shëndetësisë për mungesën e sistemit të informimit.
Në Klinikën e endokrinologjisë në QKUK thonë të mbulojnë rreth 90 % të kërkesave.
Megjithatë, Shoqata e endokrinologëve ka kërkuar që të mbështeten nga ministria edhe me pompat insulinike, të cilat do të ndihmonin kategori të caktuara të diabetikëve.
Faktor kryesor i sëmundjes së diabetit është ushqimi jo i shëndetshëm, të cilin e konsumojnë një numër i madh i njerëzve, derisa atij i kontribuon edhe konsumimi i duhanit.
Sipas statistikave që posedon OBSH-ja, rreth 350 milionë njerëz janë të prekur në gjithë botën nga kjo sëmundje, më shumë se 60 milionë në Evropë dhe rreth 6% e popullatës në Kosovë.
Drejtori i Policisë së Shqipërisë: Po e godasim trafikimin e...
Karateistja shqiptare, Lanika Rexhepi shpallet nënkampione e...
Luizi e analizon shtëpinë ku qëndroi për më shumë se tre mua...
Shqipëria mbështet kërkesat për gjuhën shqipe në Maqedoninë ...
Liverpool – Manchester City, publikohen formacionet zyrtare
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat...