Qepa e freskët dhe e papërpunuar ka efektin më të mirë në shëndetin e njeriut. Ajo ndryshe quhet edhe “trëndafili kundërmues”, për shkak të aromës që ka. Qepa është përdorur shumë gjatë Luftës së Parë Botërore nga trupat britanike për t’i shëruar plagët, dhe vazhdon të përdoret edhe sot në shumë shtëpi.
Në mënyrë që të mos sëmureni këtë dimër, ju duhet ta vendosni një qepë të qëruar në ambientin e dhomës, diku mbi kuzhinë apo frigorifer, për shkak se qepa është në gjendje që t’i thithë të gjitha bakteret që sillen në dhomën tuaj dhe që mund t’ju shkaktojnë grip dhe ftohje gjatë kësaj stine.
Kështu, për të qëndruar të shëndetshëm dhe pa grip këtë dimër, qërojeni një qepë dhe vendoseni diku në dhomë dhe bakteret do të “ngjiten” në të dhe jo te ju. Qepën mbajeni 24 orë dhe më pas hidheni./noa
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...
Fitore e madhe e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, “T...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...