Problemet e shikimit te fëmijët janë rritur ndjeshëm, sidomos me rritjen e përdorimit të teknologjisë. Nga vizitat okulistike rezulton se një në 3 fëmijë ka probleme dhe dëmtime të syrit.
Probleme të cilat po hasën që në moshat e vogla pediatrike dhe nëse nuk kapen në kohë ato nuk mund të riparohen.
Okulistja Suzana Nuellari tregon se kryesisht mbizotëron miopia te fëmijët.
Mjekja u bënë apel prindërve që të mos i lënë fëmijët për një kohë të gjatë para televizorit, ndërkohë që telefonat sipas saj duhet të eliminohet totalisht sidomos për fëmijët nën 5 vjeç.
Për shkak të rritjes së problematikave të shikimit te fëmijët ministria e shëndetësisë ka miratuar programin kombëtar të depisimit të shikimit për fëmijët e moshës shkollore./klan.al/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë