Adhurues të verës së kuqe, hulumtimet e reja tani thonë se një gotë verë e kuqe është ekuivalente si një orë e shpenzuar në palestër sa i përket djegies së kalorive.
Studimi i kryer nga Universiteti Alberta, Kanada, ka konkluduar se vera e kuqe përmban një përbërës të quajtur resveratrol, i cili është i njëjtë me atë që trupi juaj e prodhon kur bëni ushtrime fizike.
Çfarë është resveratroli?
Resveratroli është përbërës i cili është prezent në lëkurën e boronicave, arrave dhe disa produkteve tjera. Njihet si një antioksidant efektiv, të cilin shumica e pemëve e prodhojnë për ta mbrojtur veten nga rreziqet ambientale.
Lëkura e rrushit të kuq ka një përbërje të lartë të resveratrolit, e cila i mban larg sëmundjet kërpudhore dhe dëmet nga dielli. Ndërsa vera e kuqe njihet të përmbajë më shumë resveratrol sesa vera e kuqe, rreth 1 deri në 2mg për 200 gramë.
Si ndihmon resveratroli në humbjen e peshës?
Ata të cilët konsumojnë një gotë verë në ditë janë më pak të prirë të shtojnë peshë, pasi që resveratroli mund ta parandalojë rritjen e qelizave dhjamore në trup, gjë që e mban nën kontroll peshën e trupit.Trupi i njeriut e përdorë resveratrolin për të krijuar një përbërës që quhet picetannol, i cili në mënyrë indirekte ndihmon në parandalimin e rritjes së qelizave yndyrore./Ekonomiaonline
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...