Çaji jeshil ka një efekt të dobishëm në shëndetin tonë, por kjo pije e mrekullueshme rekomandohet për burrat sepse përmirëson ereksionin.
Sekreti qëndron në një antioksidant të fuqishëm të quajtur epigallocatechin gallate, zbuloi së fundmi një studim, transmeton portal arbresh.info
Çaji jeshil pastron lëkurën dhe ndihmon në luftimin e puçrrave dhe rrudhave, kështu që nuk është për t’u habitur që përdoret në shumë trajtime dhe preparate kozmetike.
Antioksidanti i përmendur ndihmon në dëbimin e radikalëve të lirë nga trupi, të cilët mund të shkatërrojnë kolagjenin, të shkaktojnë inflamacion, të dëmtojnë lëkurën e fytyrës dhe të përshpejtojnë plakjen.
Gjithashtu, konsumimi i rregullt i çajit jeshil mund të kontribuojë në stërvitje më efikase, forcë dhe qëndrueshmëri, e cila në masë varet nga furnizimi i trupit me oksigjen.
Një studim i botuar në një revistë profesionale tregoi se epigallocatechin gallate mund të rrisë furnizimin me oksigjen në trup./arbresh.info/
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk e ka miratuar idenë e armëpushim...
Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit nuk hapet
Osmani përkrah protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoni ...
Goretzka paralajmëron Real Madridin: Mund të fitojmë gjithçk...