Një filxhan çaj jeshil në ditë mund të jetë përgjigja ndaj alergjive ushqimore. Shkencëtarët kanë zbuluar se gjethet e çajit jeshil kanë nivele të larta antioksiduese dhe baktere, që kurojnë alergjitë e lehta ndaj ushqimeve dhe pijeve të ndryshme.
Deri në 40% e çajit jeshil përbëhet nga bakteret Flavonifractor plautii, ose FP. Studiuesit zbuluan se FP mund të frenojë inflamacionin që shkaktohet kur konsumojmë ushqime të caktuara, ul presionin e gjakut dhe ndihmon në rregullimin e peshës.
Studimi u krye nga shkencëtarët japonezë të cilët thonë se megjithatë duhet treguar kujdes, pasi çaji duhet të ruhet i freskët për të pasur efektin e plotë.
Nëse do të pish nga një filxhan në ditë për gjashtë muaj, niveli i toksinave në trup do të bjerë gjithashtu deri në 51%./eo/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun