Tanimë dihet se vitamina D është një nga përbërësit më të rëndësishëm ushqimorë dhe ka një funksion të rëndësishëm në organizëm, shkruan Science Daily.
Studimi i ri tregon se niveli i vitaminës D tek një nënë shtatzëne ndihmon në rregullimin e proceseve të ndryshme të zhvillimit të trurit tek foshnjat. Studimi i publikuar në revistën “The Journal of Nutrition” ka treguar se niveli i vitaminës D tek nënat gjatë shtatzënisë, ndikon në zhvillimin e inteligjencës përkatësisht IQ-së tek foshnja.
Melissa Melough, autore e studimit nga Departamenti i Shëndetit të Fëmijëve, ka thënë se deficienca e vitaminës D është mjaft e shpeshtë, sidomos tek gratë me ngjyrë. Ajo u shpreh se shpreson, që ky studim t’i shtyjë mjekët t’i inkurajojnë gratë shtatzëna, që ta kontrollojnë vazhdimisht nivelin e vitaminës D.
“Melanina e mbron lëkurën nga dëmtimet, mirëpo duke i bllokuar rrezet ultra-vjollcë, bllokohet edhe prodhimi i vitaminës D në lëkurë. Për këtë arsye gratë duhet të jeni të vetëdijshme për këtë gjë”, tha autorja e studimit.
Sipas ekipit, duhen ende studime të tjera për të konfirmuar rëndësinë e nivelit të vitaminës D tek nëna, në zhvillimin e inteligjencës tek foshnja. /Gazeta Express/
Rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
Çekia gati ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën...
Nesër seanca konstituive, Zemaj: Na priftë e mbara
Reagon ASHAK: Prokuroria Speciale rrezikon paanshmërinë e dr...
Latifi i uron mirëseardhje Fazliut: Paç këmbën e mbarë e fat...
Komuna e Vitisë, OVL-UÇK dhe “KF Vllaznia” mbështesin Marshi...