Niveli i lartë i sheqerit në gjak gjatë periudhës së shtatzënisë mund të rrisë rrezikun që fëmija të pësojë defekte në zemrës.
Studimi i fundit i kryer nga Shkolla e Mjekësisë e Stanford University, botuar në “The Journal of Pediatrics” ka hulumtuar 19,107 nëna që kanë sjellur në jetë fëmijë gjatë vitit 2009 deri me 2015, transmeton portali arbresh.info
Hulumtuesit kanë gjetur lidhjen pasi kanë parrë masat e glykozës në gjak dhe fëmijët e diagnostifikuar me sëmundje kongjenitale të zemrës.
Për çdo rritje prej 10 miligram për decilitër në nivelet e glukozës në gjak në fazat e hershme të shtatzënisë, rreziku i lindjes së një fëmije me defekti të zemrës rritet në 8 përqind.
Kjo gjetje nuk përfshinte nënat me diabet, të cilat zakonisht kanë nivel më të lartë të glukozës në gjak.
“Ne e kemi ditur për një kohë të gjatë se diabeti gjatë shtatzënisë është një faktor i madh që rrezikon për të patur fëmijë me sëmundje të zemrës”, tha autori i studimit James Priest./arbresh.info/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK