Evidentimi i prekjes nga sëmundje të caktuara, bëhet duke pasur si bazë ndër të parat, këqyrjen e ngjyrës së thonjve të duarve tona. Mjekët praktikojnë pikërisht këtë vëzhgim teksa përpiqen të marrin informacion mbi sëmundjet që mund të jemi prekur.
Ata kanë klasifikuar ngjyrat dhe pamjen e thonjve duke i korresponduar dukurive të caktuara fizike dhe shëndetësore. Kështu, nëse thonjtë i kemi të bardhë, po goxha të bardhë, që nga lindja, kjo shihet si një situatë e trashëguar. Por nëse thonjtë na zbardhen me kalimin e kohës ato janë shenjë e sëmundjeve kronike, sidomos diabetit dhe zemrës. Nëse i kemi thonjtë e verdhë, kjo është shenjë e qartë e një sëmundjeje lëkure.
Nëse thonjtë tanë kanë nuanca të ngjyrës blu, kjo tregon se në trupin tonë ka mungesë të gjakut dhe oksigjenit. Nëse i kemi thonjtë të zbehtë, kjo tregon se kemi probleme me mëlçinë. Megjithatë, më së shumti, personat që kanë ngjyrë të zbehtë të thonjve, nuk kanë probleme serioze me shëndetin e tyre. E nëse i kemi thonjtë disi të shtrembër apo të valëzuar, kjo është shenjë e një alergjie dhe irritimi të lëkurës. Kurse nëse thonjtë i kemi të thatë dhe/ose të thyer, kjo është shenjë e avancimit të moshës. Në këtë gjendje, thonjtë evidentohen më së shumti tek të moshuarit.
Bujar Loci vazhdon të jetë përzgjedhës i Kosovës në basketbo...
Policia e Kosovës: Festoni me zemër, me kujdes dhe përgjegjë...
Zbulohet data kur nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e ...
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë
Sveçla: Për fitoren e 28 dhjetorit dhe për programin tonë pë...