Hudhra është një bimë që përdoret zakonisht si aromatizues në ushqim. Me kalimin e viteve, hudhra është përdorur edhe si ilaç për parandalimin dhe shërimin e disa sëmundjeve.
Disa njerëz e përdorin vajin e hudhrës për të trajtimin e fytyrës, heqjen e puçrrave, lythave etj. Por, përdorimi i hudhrës tek njerëzit që kanë probleme me mëlçinë apo kanë infeksione në sy mund të ketë pasoja shumë të rënda.
Njerëzit që kanë probleme me mëlçinë: Disa përbërës tek hudhra mund të shkaktojnë stimulime në stomak dhe zorrë, duke penguar sekretimin e lëngut tretës që ndihmon në traktin intestinal që ndikojnë në tretjen e ushqimit. Si rrjedhojë hudhrat përkeqësojnë simptomat e pacientëve me hepatit, duke shkaktuar për shembull të vjella.
Njerëzit që vuajnë nga diarreja jo-bakteriale: Nëse keni pasur diarre, konsumimi i hudhrës mund të jetë i dobishëm. Por, nëse vazhdoni të keni diarre dhe konsumoni hudhër të gjallë, gjendja juaj mund të përkeqësohet më shumë.
Pacientët para operimit: Pacientët që do t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale, nuk duhet të konsumojnë hudhra dy javë para operimit.
Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijët me gji: Nuk ka informacione të sakta lidhur me sigurinë e përdorimit të hudhrës tek gratë shtatzëna apo ato që ushqejnë fëmijët me gji. Prandaj, hudhra nuk duhet të konsumohet në raste të tilla.
Njerëzit me tension të ulët të gjakut: Hudhra e ul tensionin e gjakut, prandaj nuk duhet të konsumohet nga njerëzit që kanë tension të ulët.
Njerëzit që kanë probleme me sytë: njerëzit që kanë sëmundje të syve nuk duhet ta konsumojnë hudhrën, sidomos ata me shëndet të dobët.
Pacolli: Urime Kryeministër Kurti dhe anëtarëve të tjerë të ...
Kuvendi zgjedh Qeverinë e re
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...
Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës...