Rreth 90% e njerëzve nuk i kuptojnë shenjat e para të sëmundjeve të veshkave, ndaj edhe i kapin ato në faza të avancuara, ku shumicën e rasteve veshkat kanë dështuar.
Ja disa nga simptomat më kryesore të mosfunksionimit të veshkave:
Rritja e presionit të gjakut: kjo simptomë vjen kur veshkat kanë një dëm të konsiderueshëm. Veshkat në këtë fazë rrisin presionin e lartë të gjakut.
Probleme me përqëndrimin: kur veshkat fillojnë të dështojnë, ato e bëjnë më pak efektiv largimin e mbeturinave nga trupi. Dështimi i veshkave çon në akumulimin e mbeturinave në trup dhe shkaktojnë probleme të tilla si të vjella, humbje oreksi, dhimbje koke, paaftësi për t’u përqëndruar, dobësim të sistemit imunitar etj.
Lodhje e vazhdueshme: kjo është një nga simptomat e para dhe më e përhapura thuajse tek të gjitha sëmundjet. Veshkat kur nuk funksionojnë siç duhet ulin nivelin e hemoglobinës dhe ulin nivelet e energjisë. Veshkat mund të shkaktojnë anemi gjithashtu.
Ënjtje në trup: kur veshkat nuk funksionojnë siç duhet, ato akumulojnë ujin dhe mbeturinat në trup, kjo shkakton ënjtje të nyjeve limfatike, të barkut dhe të kofshëve.
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu