Nëse vazhdimisht ndjeheni të lodhur dhe sikurse të sëmurë, atëherë duhet të kontrolloni ushqimin që po hani.
Shkencëtarët nga Universiteti i Bonit, kanë gjetur se si trupi i njeriut reagon ndaj një diete të pashëndetshme, transmeton portal arbresh.info
Ata kryen një studim me minjtë, duke i ushqyer ata me yndyrna të ngopura, sheqer dhe kripë për një muaj. Në vend të frutave të freskëta, perimeve dhe fibrave natyrale, dieta e brejtësve në laborator u bazua në diçka që është më afër picës dhe hamburgerëve.
Pas javës së parë, shkencëtarët kuptuan se numri i qelizave në qarkullimin e gjakut të kafshëve ishte rritur.
Me fjalë të tjera, ata arritën në përfundimin se ushqimi i shpejtë vepron në trup si një infeksion, dhe trupi mbrohet duke krijuar qeliza mbrojtëse.
Eksperimenti mbi minjtë konfirmoi se trupi nuk është gati për të marrë këtë lloj ushqimi, dhe veçanërisht jo si një dietë të përditshme./arbresh.info/
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...