Një franceze që vuante nga problemet kronike të frymarrjes, ka vendosur të padisë shtetin francez, duke e akuzuar atë për mos mbrojtje nga ndotja e ajrit në Paris.
Clotilde Nonnez, një mësuese 56-vjeçare, ka thënë për AFP se ka qenë ‘në gjendje të vështirë’ gjatë ndotjes së ajrit në Paris gjatë dhjetorit të vitit 2016, transmeton portali arbresh.info
Vështirësitë e frymëmarrjes i kishin shkaktuar “një problem serioz kardiak”, tha ajo.
Avokati i saj Francois Lafforgue tha se klienti i tij po kërkonte 140,000 euro për dëmet shëndetësore të shkaktuara nga ndotja e ajrit.
“Jeta e saj (është) është ndërprerë rëndë nga problemet e saj shëndetësore dhe trajtimi i saj ka kushtuar dhe vazhdon të kushtojë shumë”, tha ai, duke shtuar se cilësia e dobët e ajrit mund të kishte rritur mundësinë e saj për t’u prekur nga kanceri.
Besohet në Francë për shkak të ndotjes së ajrit ndodhin rreth 48 mijë vdekje të parakohshme çdo vit./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...