Terapia e re kundër karcinomës – a mund të shkatërrojë kancerin hithi?
Shkencëtarët po punojnë në terapinë e re për shërimin e kancerit në të cilën substancë kryesore është përbërësi të cilin e përmban hithi.
Nga terapia e quajtur JPC11 pritet që automatikisht të shkatërrojë qelizat malinje. Kjo qasje do të mund të zvogëlojë efektet e padëshiruara të kimioterapisë dhe ilaçeve të cilat i marrin pacientët me sëmundje malinje.
Hulumtimet janë drejtuar kryesisht në shërimin e kancerit të vezoreve dhe të prostatës, transmeton Telegrafi.
Ekspertët theksojnë që terapitë ndikojnë ashtu që doza e caktuar e natrium formiatit natyral, e zbuluar në hithër ose në thartirën e buburrecave, shkatërron qelizat malinje.
Kjo terapi ende nuk është hulumtuar plotësisht, mirëpo shkencëtarët besojnë që janë në rrugë të mirë.
Shumica madje konsiderojnë që forma e këtillë e terapisë përdoret edhe si preventivë për sëmundje kancerogjene, por që me atë rast terapia nuk do t’i shkatërrojë qelizat e shëndosha.

Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Veti shëruese ofrojnë gjethet, lulet, rrënjët, farat.
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...
Alexander Isak iu nënshtrua një operacioni pasi theu këmbën,...
Katër të lënduar në protestën e mbrëmshme në Tiranë
Zhduket një vajzë në Junik, policia nis hetimet
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj