Është një rrezik kërcënues për jetën, që mund të shkaktojë zjarr brenda në veturë. Tani, zjarrfikësit janë duke i paralajmëruar shoferët për pasojat e lënies së shishes me ujë në veturë gjatë muajve të nxehtë të verës.
Të gjithë e dini se sa nxehtë bëhet brenda veturës në verë. Në fakt, një studim i Universitetit të Stanfordit gjeti se gjatë ditëve të nxehta të verës, kur moti është 22-35 gradë C, temperatura brenda një veture të parkuar mund të arrijë nga 44 deri në 55 gradë C brenda një ore.
Kështu, ta lini një shishe të plastikës me ujë brenda në veturë gjatë një dite të nxehtë vere, mund të shkaktojë pasoja të tmerrshme.
Zjarrfikësit nga Departamenti i Zjarrit në Oklahoma, SHBA, bënë një test dhe gjetën se drita e diellit e zmadhuar në një shishe të ujit, arriti në 120 gradë C.
Shishet e ujit veprojnë si një qelq zmadhues dhe mund të intensifikojë dritën e diellit mjaftueshëm sa për të shkaktuar djegie brenda në veturë.
Zjarrfikësit e kanë një paralajmërim; mos i lini shishet e ujit në veturë, ose sigurohuni që mos t’i kapë drita e diellit.
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...