Simptomat e kancerit ndonjëherë me shumë lehtësi mund të ngatërrohen me simptomat e ndonjë sëmundje tjetër.
Prandaj, është shumë e rëndësishme të jeni të kujdesshëm për çdo ndryshim të pashpjegueshëm që ju ndodh në trup.
Megjithëse disa simptoma të kancerit mund të jenë plotësisht të qarta, siç janë gungat e ndryshme, disa tjera shumë lehtë mund të mos vërehen apo thjesht t’i injoroni duke menduar se nuk janë të rëndësishme.
Një prej simptomave që asnjëherë nuk duhet ta injoroni është dhimbja në gjoks.
Ndonëse kjo dhimbje mund të shkaktohet edhe nga problemet minore, faktikisht mund të jetë edhe simptomë e sulmit në zemër, por edhe e kancerit në mushkëri.
Sipas ekspertëve shëndetësorë, dhimbja në gjoks që ndërlidhet me kancerin në mushkëri mund të shtrihet deri në shpatulla dhe mund të përkeqësohet kur merrni frymë apo kolliteni.
Përjetimi i dhimbjes në gjoks nuk nënkupton domosdoshmërish se keni kancer në mushkëri e as se jeni duke përjetuar sulm në zemër, por thjesht është mirë të kontrolloheni te mjeku nëse kjo dhimbje është e pashpjegueshme.
Përndryshe, simptomat tjera të kancerit në mushkëri përfshijnë kollin e vazhdueshëm, humbjen e pashpjegueshme të peshës, etj./ts/
Trump paralajmëron Iranin: Durimi im po mbaron, duhet të bëj...
Pacolli: Politika në Kosovë po dominohet nga interesa person...
Sot varroset 55-vjeçarja e cila u gjend e vdekur në lumin Lu...
Haxhiu pret sot në takim Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Kurti pret sot Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...