Është koha të mendoheni mirë se çfarë pini. Gjatë një vëzhgimi të kryer tek 46 pije të konservuara dhe pluhur, që konsumohen gjerësisht nga njerëzit, u zbulua se 78% e tyre përmbajnë më shumë përmbajtje të fosforit seç është menduar më parë. Pse është shqetësues ky fakt?
Edhe pse fosfori është i nevojshëm për trupin, konsumimi i tepërt i tij mund të shkaktojë probleme me kockat, zemrën dhe veshkat. Hulumtuesit shkencorë arritën në këtë përfundim pasi matën përmbajtjen e fosforit tek pijet në laborator, më pas i krahasuan shifrat e tyre me përmbajtjen e fosforit tek databaza e ushqimeve të përdorura nga profesionistët e shëndetit. Në disa raste, përmbajtja e fosforit në marka të njëjta varionte rreth 260 mg për filxhan.
Shumica e ushqimeve të paketuara, jo vetëm pijet, përmbajnë aditivë të fosforit. Një studim i vitit 2013 zbuloi se 44% e artikujve më të shitur nëpër dyqane përmbanin sasi të larta të aditivëve të fosforit (disa nga kategoritë e ushqimeve që kryesuan listën ishin: mishi i ngrirë, buka, ushqime të thata dhe lloje të ndryshme supash).
Dy të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklisti...
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, Sej...
Gratë me këto tipare janë magnet për psikopatët
Vuçiq reagon pasi Kurti alarmoi për provokime në Vidovdan: D...
Raphinha befason me deklaratën për transferimin e mundshëm t...
Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrë...