I nxehti afrikan i pagëzuar si “Luçiferi” duket se është larguar nga vendi ynë me rënien e reshjeve të para të shiut, por temperaturat e larta do rikthehen sërish.
10 ditët e para të gushtit u karakterizuar nga temperatura ekstreme të cilat kaluan mbi 40 gradë. Reshjet e shiut të cilat ranë mbrëmjen e kaluar kanë ulur temperaturat deri në 10 gradë celsius dhe parashikohet që këto masa ajrore të vijojnë përgjatë dy ditëve.
Fundjava e ardhshme do rezervojë temperatura të larta të cilat do arrijnë deri në 36 gradë celsius, një lajm i mirë ky për të gjithë ata të cilët kishin planifikuar pushimet në fund të muajit gusht.
Nesër pritet të kemi kthjellime dhe deri në fund të javës të kemi rritje të temperaturave me 1-2 gradë nga dita në ditë. Të enjten do kulmojnë me 35-36 gradë, pra do kemi sërish masa ajrore të ngrohta nga Afrika, por nuk do kemi temperatura ekstreme.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...