Gratë të cilat kanë pasur problem me peshën e tyre janë më të prira të futen në fazën e menopauzës para se t’i mbushin 45 vjet, sipas një studimi të ri.
Kjo aplikohet te gratë të cilat kanë pasur peshë më të vogël sesa ajo që rekomandohet për moshën dhe gjatësinë e tyre, transmeton Telegrafi.
Studimi, i publikuar në revistën ‘Human Reproduction’, thotë se gratë nënpeshë janë 30 për qind më të prira të kalojnë më herët fazën e menopauzës sesa gratë me peshë normale.
Sa i përket grave mbipeshë, studimi thotë se ato kanë rrezik më të vogël për menopauzë të hershme.
Vlen të ceket se menopauza e hershme mund të jetë problem për gratë në shoqëritë ku njerëzit presin më gjatë për të krijuar familje.
Por, përveç kësaj, menopauza e hershme sjellë edhe probleme tjera si sëmundjet kardiovaskulare, osteoporoza, etj.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...